F.B.
Isiah Umipig është rikthyer sërish në Superligën e Kosovës.
Basketbollisti amerikan u zyrtarizua sot te KB Bashkimi.
Umipig në sezonin e kaluar ishte pjesë e Pejës. Ai te pejanët luajti për disa muaj, për të kaluar pastaj te Rabotnicki në Maqedoninë e Veriut.
31-vjeçari luan në pozitën e organizatorit.
“Përgatituni, një forcë e re godet KB Bashkimin! Welcome Isiah Umipig!”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit prizrenas.
Isiah Umipig pritet të debutojë për Bashkimin të shtunën, në ndeshjen ndaj rivalit lokal, Proton Cable Prizrenit.