F.B.
Maqedonasi Aleksandar Joncevski është trajner i ri i klubit të basketbollit Bashkimi.
Prizrenasit e zyrtarizuan sot trajnerin e ri, i cili do të nisë qysh këtë javë punën me ekipin Portokalli.
Ai ka drejtuar kryesisht ekipe nga Maqedonia e Veriut, ndërsa do t’i drejtojë prizrenasit në ndeshjen e fundjavës kundër Trepçës.