E Shtunë, Dhjetor 20, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Bashkim Fehmiu në pullë postare, nderohet arkitekti emblematik

2 MUAJs MË PARË
in Kulturë
Share on FacebookShare on Twitter

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim postar një pullë të re kushtuar arkitektit të njohur Bashkim Fehmiu (1930–2008), njërit ndër emrat më të rëndësishëm të arkitekturës moderne në Kosovë.

Në historinë urbane të Prishtinës, Bashkim Fehmiu mbetet një figurë themelore që i dha qytetit identitetin e tij bashkëkohor.

“Ai nuk ishte vetëm një arkitekt që projektonte ndërtesa, por një vizionar që konceptonte hapësira për jetesë, mësim e krijimtari. Lagjet e banimit, kampusi i Universitetit të Prishtinës, si dhe objekte simbolike si hoteli “Grand”, mbajnë vulën e tij profesionale dhe shpirtërore”.

Fehmiu ishte themeltari i Entit të Urbanizmit të Prishtinës, duke drejtuar zhvillime të rëndësishme urbane në kryeqytet. Po ashtu, për shumë vite ai ka udhëhequr Katedrën e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Fakultetin e Arkitekturës, deri në pensionimin e tij në vitin 1991, thuhet në njoftimin e postës.

Arkitektura e tij shquhet për balancën mes funksionalitetit dhe humanizmit, duke e shndërruar çdo projekt në një shprehje të jetës qytetare. Në nderim të trashëgimisë së tij, librat dhe punimet e Fehmiut i janë dhuruar Fakultetit të Arkitekturës, ku është hapur biblioteka dhe ekspozita “Bashkim Fehmiu”.

ADVERTISEMENT

Përmes këtij emisioni filatelik, Posta e Kosovës synon të promovojë vlerat kulturore dhe historike të vendit, duke ftuar koleksionistët, institucionet dhe qytetarët që ta pasurojnë koleksionin e tyre me këtë pullë të veçantë që nderon jetën dhe veprën e arkitektit Bashkim Fehmiu.

TË NGJASHME

Sot fillon Festivali `ReMusica`

Sot fillon Festivali `ReMusica`

2025-10-27
Fillon sot edicioni i 22-të i `Javës së Bibliotekës`

Fillon sot edicioni i 22-të i `Javës së Bibliotekës`

2025-10-06
`Malësori` çon veshjen hasjane në Zvicër

`Malësori` çon veshjen hasjane në Zvicër

2025-09-22
200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

2025-09-17
Next Post
Besa Famgas barazon, por eliminohet nga Kupa Evropiane

Besa Famgas barazon, por eliminohet nga Kupa Evropiane

Related Post

Prishtina mundët në miqësore nga NK Celje

Prishtina mundët në miqësore nga NK Celje

2024-01-26
Ish-presidentja e Zvicrës: Punova me të gjithë, por më së shumti më bëri përshtypje Rugova, babai i pavarësisë

Ish-presidentja e Zvicrës: Punova me të gjithë, por më së shumti më bëri përshtypje Rugova, babai i pavarësisë

2023-12-13
Sot shënohet 145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Sot shënohet 145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

2023-06-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Vdiq sot, Shpat Kasapi pas pak javësh do të futej në Big Brother

Vdiq sot, Shpat Kasapi pas pak javësh do të futej në Big Brother

3 JAVË s MË PARË
Shpallja e zgjedhjeve zgjat buxhetin për dy muajt e parë të 2026-tës

Shpallja e zgjedhjeve zgjat buxhetin për dy muajt e parë të 2026-tës

4 JAVË s MË PARË
Maliqi: Më 28 dhjetor s’duhet të lejohet votim i dyfishtë nga diaspora – edhe me postë edhe fizikisht

Maliqi: Më 28 dhjetor s’duhet të lejohet votim i dyfishtë nga diaspora – edhe me postë edhe fizikisht

4 JAVË s MË PARË
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

1 MUAJ MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

1 MUAJ MË PARË
Luajti pas një viti si titullar, vjen reagimi i Edon Zhegrovës

Luajti pas një viti si titullar, vjen reagimi i Edon Zhegrovës

1 JAVË MË PARË
Sllovaki-Kosovë, Foda: Kemi vetëbesim, do të jetë një ndeshje e barabartë

Sllovaki-Kosovë, Foda: Kemi vetëbesim, do të jetë një ndeshje e barabartë

4 JAVË s MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

1 MUAJ MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

2 MUAJs MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 MUAJs MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL