Barcelona ka regjistruar fitoren e katërt radhazi, duke bërë kështu një tjetër hap drejt titullit në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Xavi fitoi lehtësisht sonte në udhëtim ndaj Elches, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të.
Barcelona pas kësaj fitore ka 71 pikë në krye të tabelës, tani 11 më shumë se rivali nga pozita e dytë, Real Madridi, që ndeshjen e kësaj jave e luan nesër ndaj Valladolidit.
Elche është në pozitën e fundit (20) me vetëm 13 pikë të grumbulluara.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Manuel Martinez Valero” përfundoi me rezultatin 4:0.
Robert Lewandowski shkëlqeu sonte me dy gola (20′, 66′), teksa nga një shënuan Ansu Fati (56′) dhe Ferran Torres (70′).