F.B.
Skuadra e Ballkanit po bën përgatitjet e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Santa Colomas.
FC Ballkani luan nesër ndaj Santa Colomas, në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Champions League, shkruan “Gazeta Express”.
Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja aktualisht po kryen stërvitjet në Andorrë – para duelit të parë që luhet nesër.
Ky duel zhvillohet nga ora 20:00.