F.B.
Ballkani i Therandës ka sprovë të vështirë në përballje me ekipin Larne të Irlandës së Veriut, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të kualifikueseve për Conference League.
Larne ka qetësinë pasi që sfidën e parë e ka fituar në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 1:0.
Ballkani është mobilizuar deri në pikën e fundit, për të përmbysur humbjen e sfidës së parë.
Ballafaqimi luhet në orën 21.00 në Belfast.