Klubi kampion në fuqi në Superligën e Kosovës, Ballkani, ka njoftuar këtë të premte se ka ndërprerë marrëdhënien kontraktuale me dy futbollistë: Dejan Zarubica dhe Lucas Cardoso.
Në njoftimin e shkurtër të ekipit nga Suhareka nuk jepen më shumë informacione, por thjesht falënderohen lojtarët për kontributin e dhënë.
Kujtojmë që dy lojtarët në fjalë janë të njohur edhe për përvojën e tyre në Kategorinë Superiore.
Zarubica sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Laçit, ndërsa Lucas Cardoso ka qenë në dy periudha të ndryshme pjesë e Partizanit. Duket se dy lojtarët nuk kanë pasur ndikimin e pritshëm te Ballkani gjatë pjesës së parë të këtij sezoni.