F.B.
Ballkani e ka përfunduar edhe stërvitjen e fundit para përballjes ndaj Lincoln Red Imps nesër.
Kampioni i Kosovës do të luajë nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45 në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Përballë tyre do të jetë skuadra nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, ekip që pritet të kalohet nga suharekasit.