F.B.
Ishte Ëalid Hamidi që kaloi vendasit në epërsi në minutën e 53-të të ndeshjes.
Në të 65-tën mysafirët arritën të barazonin ndeshjen, por kjo ishte krejt çfarë bëri skuadra nga Drenasi.
Giovanni Nelson riktheu epërsinë e Ballkanit me një gol në minutën e 82-të, kurse i njëjti shënoi edhe për 3:1 shtatë minuta më vonë.
Me këtë fitore, Ballkani vazhdon primatin në tabelë me shtatë pikë pas tri ndeshjeve.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 mbetet ende pa pikë në sezonin e ri në vendin e fundit në tabelë.