F.B.
Suharekasit udhëtuan në Gjibraltar pas fitores 2:0 në shtëpi.
E atje, Ballkani arriti po ashtu një fitore 1:3.
Meriton Korenica shënoi në minutën e 48-të para se Edvin Kuc të dyfishonte epërsinë në minutën e 64-të.
Juampe realizoi dy minuta më vonë për të ngushtuar rezultatin.
Krejt në fund të ndeshjes Zyba shënoi për 1:3 dhe epilogun e këtij takimi.
Në ndeshjen e play-offit, Ballkani do të përballet me humbësin e duelit Bate Borisov-Sheriff Tiraspol.