F.B.
Kampioni i Kosovës është eliminuar në raundin e tretë kualifikues të kësaj gare.
Penalltitë po dalin të jenë një pikë e dobët e suharekasve, pasi që si në duelin ndaj Santa Colomas edhe sonte u eliminuan nga to.
Rezultati pas 120 minutave ishte 1:0 për Ballkanin, rezultat me të cilin Larne kishte shënuar fitore para një jave në “Fadil Vokrri”.
Golin e vetëm gjatë kohës së rregullt e shënoi Ëalid Hamidi nga penalltia.
e pikërisht Hamidi dështoi i pari nga penalltia, ku Ballkani u eliminua.
Tani, ka mbetur vetëm Drita në garat evropiane, ku do të përballet me Legian e Varshavës në play-off.