Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas problemeve teknike që janë shfaqur së fundmi në operatorin e Valës.
Bajrami ka ironizuar duke thënë se ndoshta punëtorët e Telekomit i kanë numrat e IPKO-së dhe ndoshta nuk mund ta vërejnë që Vala nuk po punon.
“Me gjasë krejt menaxhmenti dhe punëtorët e Telekomit kanë numra të IPKOs, përndryshe qysh shpjegohet fakti që Vala nuk punon me ditë të tëra dhe ata as nuk e vrejnë.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Ndryshe, këto ditë qytetarët janë ankuar për probleme të Telekomit.