E Martë, Korrik 8, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Bajrami përplaset me drejtorin e AShNA-së: Ke marrë mëditje për doktoraturë në Zvicër

12 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA).

Në këtë komisioni pati përplasje mes kryetares, Hykmete Bajrami dhe përfaqësuesve të AShNA-së. Bajrami deklaroi se drejtoresha e auditimit të këtij institucioni është larguar si shkak i drejtorit, Samir Bllacaku. Deputetja e LDK-së, po ashtu ka pretenduar se drejtori i navigacionit ajror ka marrë mëditje për doktoraturën e kryer jashtë vendit.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i cili kërkoi që Bllacaku të ketë kujdes me gjykimet ndaj të gjeturave e ZKA-së.

“Ju jeni ekspert financiar, e keni kryer shkollën për auditim apo keni kryer një tjetër profesion dhe merreni me diçka tjetër. Kur plasoni akuza ndaj ZKA-s duhet së paku të jeni në nivel të tyre ose të keni argumente të plota të mbështetura për të refuzuar një të gjetur të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Nuk është e lehtë për të thënë ‘unë nuk po pajtohem me një të gjetur të ZKA-s’, sepse është e gjetur e tyre. Duhet të keni kujdes kur e marrim ta gjykojmë një rast për të cilin, ne, ju apo kushdo tjetër nuk jemi në të njëjtin nivel për të klasifikuar një të gjetur të caktuar si rast në raportin me të cilin sot ne po ballafaqohemi”, ka reaguar Korenica.

Bajrami shtoi se drejtoresha e auditimit të brendshëm është larguar sepse nuk është lënë që të auditojë sistemin e trajtimit.

“Zotëria që e kemi përballë ka kryer doktoraturë në kuadër të atij sistemi, të cilin ka bërë 59 ditë jashtë shtetit në Sangall të Zvicrës, ka marrë doktoraturë. Ky për ditët sa ka qëndruar atje ka marrë mëditje dhe ju kanë paguar shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet e qëndrimit. Janë 12 module që zotëria i ka kryer. A po e kuptoni pse edhe ky atë doktoraturë ia ka aprovuar vetës, ekzistojë dokumente sepse drejtoresha e larguar e auditimit ka dalë tash edhe po fol nëpër media edhe i ka dokumentacionet. Zotëria vetës ja ka aprovuar doktoraturën në 2023. Ti nuk e ke lënë këtë sistemin që të auditohet prej njësisë së auditimit të brendshëm, ty të ka penguar auditorja e brendshme. A dini çka edhe diçka tjetër? Në datën kur Prokuroria Speciale e merr rastin për projektin prej 5,5 milionë euro, auditores së brendshme i ngritet komisioni i dytë disiplinor. Edhe a e dini se cila është arsyeja e komisionit disiplinor që e largon, i thotë ‘ke komunikuar me njësinë qendrore harmonizuese’ në kuadër të Ministrisë së Financave e cila është njësi që e bën harmonizimin dhe mbikëqyrjen e gjithë njësive të auditimit në mbarë Republikën e Kosovës”, ka shtuar Bajrami.

Me këto nuk është pajtuar drejtori i navigacionit ajror, i cili tha se këto informata nuk janë të vërteta.

ADVERTISEMENT

Bllacaku: Doktoratura që e kam kryer unë e ka pasur vlerën 22 mijë dollar. A e dini sa ka paguar AShNA për mua, zero. Sa i përket qëndrimit tim 59 ditë në Zvicër, nuk është absolutisht e vërtetë sepse nëse i shikoni modulet kanë qenë module hibride. Unë jam ai person që modulet i kam kaluar ka zyrja, e kam kryer modulin në Prishtinë. A po më len tash me fol.

Bajrami: Nëse kanë qenë hibride, a po më tregon sa ditë ke qëndruar?

Bllacaku: Në janar kam qëndruar shtatë ditë, komplet kanë qenë të mbuluara, se ka qenë donacion, zero, për nivelin e lartë.

Bajrami: Nuk ke marrë mëditje prej AShNA-s, se dalin këto të dhëna, kanë me dal?

Bllacaku: Mëditje kom marrë…

Bajrami: Ke marrë mëditje, je shkuar për tu shkolluar për të bërë doktoraturë edhe ke marrë mëditje?

Bllacaku: Qe po e tërhjeki nuk është doktoraturë, është një trajnim”, kanë thënë ata.

Pas replikave mes Bajramit e përfaqësuesve të AShNA-s, ka reaguar deputeti i LVV-së, Halil Thaçi.

“Është dashur të na tregosh që e ke personale me ta, të paktën unë nuk kisha marrë pjesë . Shumë personale e ki. E paske personale edhe s’po mundesh me fsheh hiç, nuk po i njoh këta personat, absolut nuk i kam parë asnjëherë”, tha ai.

Përplasjet mes opozitës dhe pozitës kanë vazhduar, kur deputetja e pushtetit Mirlinda Tishukaj Sadiku përmendi deklaratën e kryetares Hykmete Bajrami se pozita janë “hajna”.

Me këto nuk është pajtuar drejtori i navigacionit ajror, i cili tha se këto informata nuk janë të vërteta.

Bllacaku: Doktoratura që e kam kryer unë e ka pasur vlerën 22 mijë dollar. A e dini sa ka paguar AShNA për mua, zero. Sa i përket qëndrimit tim 59 ditë në Zvicër, nuk është absolutisht e vërtetë sepse nëse i shikoni modulet kanë qenë module hibride. Unë jam ai person që modulet i kam kaluar ka zyrja, e kam kryer modulin në Prishtinë. A po më len tash me fol.

Bajrami: Nëse kanë qenë hibride, a po më tregon sa ditë ke qëndruar?

Bllacaku: Në janar kam qëndruar shtatë ditë, komplet kanë qenë të mbuluara, se ka qenë donacion, zero, për nivelin e lartë.

​

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim për krime lufte

Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim për krime lufte

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

4 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

4 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

4 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

4 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

5 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

7 DITË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

7 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL