Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se LDK-ja e ka dërguar në Kushtetuese Ligjin për Çmimet Tavan, ligj me të cilin do të rregulloheshin çmimet e disa produkteve.
Bajrami në reagimin e saj thotë se duhet të jesh tepër i dështuar që në vitin e tretë të mandatit si ministër thua se “LDK-ja s’po me len me punu”.
“Le ministër, shko në shpi se kjo nuk është punë për ty – populli thotë nuk shkon me zor” shkruan Bajrami.