E Hëne, Shtator 15, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Bajrami e quan gjuhë të dështimit fjalimin e Kurtit para mërgimtarëve – “Përgjegjës që ia humbi vendit katër vite”

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur “gjuhë të dështimit” fjalimin që kryeministri Kurti mbajti të hënën në Taukbahçe para mërgimtarëve. “‘Dimër në verë’, ‘qerrja para kalit’, ‘kafeja pa filxhan’ – gjuha e dështimit e Albin Kurtit”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se Kosova që tri vite e gjysmë udhëhiqet nga një “popullist ekstrem që secilin vendim e bazon në sondazhe”.

“Kosova që 3 vite e gjysëm udhëhiqet nga një popullist eksterm që secilin vendim e bazon në sondazhe, jo sa ka me përfitu vendi, jo sa ka me përfitu qytetari, por çfarë ndikimi ka me pasë vendimi i tij në vota. Vota këto që me shumicë vijnë nga ata të cilët fare pak prekën nga vendimet e Albin Kurtit. Andaj Albin Kurti përdorë fraza si “dimër në verë”, “qerrja para kalit”, “kafeja pa filxhan”. Fraza të tilla boshe Albin Kurti përdori para dy dite kur takoj mërgatën, ai ndër të tjera u tha: “Gjendja ka qenë e rëndë, dikur edhe vera ka qenë dimër””, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka shkruar se Kurti në takimin me mërgatën tha se “gjendja ka qenë e rëndë, dikur edhe vera ka qenë dimër”. Bajrami e ka pyetur Kurtin se kur ka qenë vera dimër.

Bajrami e ka pyetur Kurtin se a ka qenë vera dimër kur Kosovë nënshkruante marrëveshjen e Stabilizi, Asociimit apo kur Kosova është nën sanksione.

“Atëherë kur Kryeministri i Kosovës i kishte dyert e hapura në Shtepinë e Bardhë e nënshkruate marrëveshje, apo tani kohën kur ju si Kryeministër në SHBA s’mund takoni askënd tjetër pos menaxhmetin e UBER-it? A ka qënë vera dimër kur Kosova nënshkruante marrëveshjen e Stabilizim Asociimit apo nën qeverisjen tuaj që Kosova është që 14 muaj nën sanksionet të BE-së? Si na paska qënë vera më herët e si qenka tani kur që tri vite e gjysmë asnjë njohje, asnjë antarësim, asnjë projekt, asnjë investim, asnjë premtim i realizuar – veç patriotizëm fallc nga ju dezertorët e dikurshëm.”

Bajrami ia ka përmendur Kurtit edhe “xhipat e zi”, duke thënë se “derisa ishte në opozitë çfarë nuk thoshte për qeveritarët me xhipat e zi, që 3 e gjysëm po thotë kjo thjeshtë është protokolare”.

Më pas ish ministrja e Financave e ka pyetur Kurtin se çfarë ka bërë ai për ta luftuar korrupsionin.

“Një fjali tjetër me të cilën Kurti edhe mund ta mirëmbajë simpatinë e disa mërgimtarëve ishte “Korrupsioni pat pllakosur qeverisjet e mëhershme në majat e saj”. Por, unë e pyes Kurtin çfarë ka bërë ai për ta luftuar korrupsionin?”

Ajo ka thënë se Kurti ka marrë në mbrojtje secilin të korruptuar me “kriterin” që ai të jetë i Vetëvendosjes.

Bajrami ia ka përmendur Kurtit edhe Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, derisa ka folur edhe për “kontrata sekrete”.

Tashëm ka evidencë, fakte e të dhëna që korrupsioni që po bën LVV në pushtet ka lënë nën hije çdo të korruptuar në histronë 20 vjeçare të qeverisjeve të kaluara: korrupsion me Martin Berishaj, korrupsion Nagip Krasniqi, korrupsion 900 kontrata sekrete në vlerë mbi 240 milionë euro, korrupsion me rezerva shtetërore, korrupsion në Ministri të Infrastrukturës (tendera për shefat e mëparshëm), korrupsion me subvencione në Ministrinë e Kulturës, korrupsion me çmime të barnave, korrupsion me drejtësi e në secilin institucion ku këta udhëheqin.”

Ajo ka thënë se “LVV sot është bërë sinonim i korrupsionit”.

Bajrami ka shkruar se Kurti nuk ka asnjë rezultat qe 3 vite e gjysmë dhe se ai “shpëtimin e gjen te e kaluara”.

ADVERTISEMENT

Në fund ajo ka thënë se “Albin Kurti është përgjegjës që ja humbi vendit katër vite”.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Ylli olimpik arrestohet me dyshimin se ka blerë kokainë në Lojërat Olimpike në Paris

Ylli olimpik arrestohet me dyshimin se ka blerë kokainë në Lojërat Olimpike në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

4 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

4 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

4 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

4 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

4 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

4 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

4 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

4 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

5 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL