Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka mohuar çdo raportim se “gruaja e tij është avancuar në QKUK”.
Bajqinovci ka thënë se gruaja e tij i ka 24 vjet përvojë dhe që nga viti 2016 e ka marrë pozitën e kryeinfermieres në një nga repartet e klinikës së Gjinekoogjisë .
Siç ka thënë Bajqinovci në DPT te Fidani të T7, pas shtatë viteve është hapur një konkurs i brendshëm brenda klinikës ku gruas i është vazhduar kontrata.
”Nuk është hera e parë që shpifin për mua, ka qenë shpifja e parë për vëllain tim në Kanada, pastaj është shpifja e dytë për gruan time kinse është avancu. Gruaja ime është infermiere para se unë ta njoh. Gruaja ime në vitin 2016 është avancuar në këtë pozicion ku është sot. Unë 2016 kam qenë gazetar. Gruaja ime i ka 24 vjet përvojë punë. Gruja ime që 7 vite është në këtë pozitë. Pasi i ka bërë 7 vjet e kanë hapur një konkurs të brendshëm dhe i është vazhduar”, ka thënë Bajqinovci.
Ai ne studio ka marrë me vete edhe dokumente përmes të cilave mbështetë atë që gruaja e tij nuk është avancuar.
E për raportuesit e këtij lajmi, Bajqinovci ka paralajmëruar padi.