F.B.
Bienalja Ndërkombëtare “Autostrada Biennale” ka arritur të përzgjedhet në mesin e 10 ekspozitave më të mira në Evropë për vitin 2023.
Bienalja e cila nisi rrugëtimin fillimisht në Prizren, pastaj u shtri edhe në Prishtinë, Mitrovicë e Pejë, hyri në këtë listë evropiane sipas artikullit të publikuar në “Frieze”, magazinë e artit bashkëkohor.
“Në një vit pa ndonjë ngjarje të madhe të artit në Evropë, rikthimi i Autostrada Bienales ishte shumë i mirëpritur”, thuhet në artikull.
Biennalja e Kosovës u vlerësua në edicionin e saj të katërt, atëherë kur misioni i saj i ndërthurjes së artit me hapësira publike veçse ka marrë formë të dukshme.
“Të gjitha imazhet do të zhduken, një ditë’ ishte një titull i përshtatshëm për një ekspozitë e cila ndodhi në një vend ku dallohet për ‘një përpjekje e furishme për modernizim”, vazhdon artikulli.