E Hëne, Korrik 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Audioncizimi i bisedës Kusari -Lila dhe Nënkryetarit të Listës Srpska, çfarë tha shefja e grupit Parlamentar të VV’së

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën në portalin “Nacionale”  është publikuar një audioincizim  i një bisede mes Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari dhe Nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Pas publikimit të materialit Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar të nisin hetimet ndaj zyrtares së lartë të VV’së. Po ashtu ka reaguar edhe deputeti i AAK’së Daut Haradinaj, i cili ka thënë se Kusari Lila është interlokutore e porosive të Kurtit.

Por çfarë dëgjohet në audion e publikuar?

Aty Simiq i thotë Kusarit se ajo ka folur 30-40 minuta me “Milanin”, që, sipas “Nacionale” që i ka publikuar këto audio-incizime bëhet fjalë për Milan Radojciqin, një njëri me ndikim në Listën Serbe dhe në veri të vendit, i cili është në listë të zezë të SHBA-së.

Shefja e GP të LV-së ia kthen në serbisht se biseda ka zgjatur “2-3 minuta”.

Pjesë nga transkripti i bisedës:

Slavko Simiq: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”

Mimoza Kusari-Lila : “Dy tre minuta”

Slavko Simiq : “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energjinë në veri, a e mban mend”

Slavko Simiq: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raport partnerësh dhe çfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”

Mimoza Kusari-Lila : “E kush është kryesori, Rakiq apo?”…

ADVERTISEMENT

Por, Kusari -Lila në një prononcim për Ekonomia Online  ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiq, që ka qenë shef i Grupit Parlamentar të Listës Serbe dhe Slavko Simiqin. Ajo thotë se me këtë zyrtarë ka folur për punën në Kuvend, specifikisht për tri projektligje.

“Ka 15 muaj që Lista serbe nuk është pjesë e Kuvendit, nëse atyre po ju mungon e dinë ku i kanë adresat, në kohën kur kanë qenë pjesë e Kuvendit, komunikimi ka qenë tërësisht në bazë të komunikimit brenda Kuvendit, brenda seancës për agjenda. Kanë qenë tri agjenda vazhdimisht që e kanë përcjellë këtë komunikim; Ka qenë Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe kërkesat që ata vazhdimisht i kanë parashtruar në raport me mjetet transportuese, qofshin mortore ose ambulante dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Pra krejt ka qenë nën këtë kuptim, përderisa për aludimin e komunikimit të personit në fjalë për mua kontakt në Kuvendin e Kosovës kanë qenë dy përfaqësues, shefi i deputetëve Igor Simiq dhe Slavko Simiq, që tash e kanë treguar që përkundër përpjekjeve për çfarëdo normaliteti në kuptimin e përfaqësimit të interesave, ata kanë komunikim dhe sjellje abnormale, edhe këto supozime të një portali në veçanti, e tregojnë përpjekjen e dëshpëruar të tyre për të treguar një pamje tjetër për asaj se çfarë po ndodh në terren”, u shpreh ajo.

Shefja e GP të VV-së tha se përgjimi është “përpjekje e dëshpëruar për të njollosur pushtetin.”

“Mos të harrojmë, sot në terren janë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, sot individë të lidhura me këto grupe kriminale po arrestohen, natyrisht sipas veprave të cilat i kanë bërë dhe gradualisht veriu po i kthehet normaliteti. Prandaj, krejt çka mund të them është një përpjekje e dëshpëruar për të njollosur së pari Qeverinë, e pastaj pozitën. Për mua është paksa edhe absurde mënyra dhe forma, por gjithsesi që jam këtu për secilin që ka pyetje me këtë”, u shpreh ajo.

Kusari-Lila tha se nuk ka komunikuar asnjëherë me nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radojçiqin, i cili ka urdhërarrest nga Policia e Kosovës për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Për Radojciqin tha se do të arrestohet në momentin që do të kapet nga Policia.

“Unë nuk kam as numër, as komunikim me Milan Radojçiqin. Unë i përmenda, kanë qenë dy përfaqësues këtu që ishin, përderisa gjatë gjithë kohës i kam refuzuar dhe i kam rezistuar komunikimit me të dhe komunikimi çfarë kanë pasur Lista serbe me Milan Radojçiqin është çështje e tyre, e kanë nënkryetar, ai dihet se si është dhe në Qeverinë Kurti është kthyer aktakuza dhe është kthyer urdhërarresti, prandaj edhe në momentin që do të zihet ai do të arrestohet. Prandaj nuk ka ndonjë hapësirë për ndonjë komunikim tjetër në raport me këtë person”.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
“Manipulatore”, “mashë e Kurtit”, Abazi s’kursehet ndaj Kusarit pasi i dolën përgjimet me Listën Serbe

“Manipulatore”, “mashë e Kurtit”, Abazi s’kursehet ndaj Kusarit pasi i dolën përgjimet me Listën Serbe

Related Post

Qëllohet për vdekje talenti i futbollit

Qëllohet për vdekje talenti i futbollit

2023-02-07
Egnatia e fiton Kupën e Shqipërisë

Egnatia e fiton Kupën e Shqipërisë

2024-05-15
Zjarri te Kosova A, KEK: S’ka vend për shqetësim, blloku A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve

Zjarri te Kosova A, KEK: S’ka vend për shqetësim, blloku A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve

2024-10-18

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

1 JAVË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

1 JAVË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

1 JAVË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

1 JAVË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

1 JAVË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 JAVË s MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2 JAVË s MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL