Skuadra më e trofeshme në Kosovë, Prishtina, ndahet baras (1:1) me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës, në kryendeshjen e javës së nëntë të elitës së futbollit të Kosovës.
Atmosferë madhështore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mbi 5 mijë shikues panë një ndeshje të luftuar deri në fund.
Futbollist Nazmi Grishi në minutën e 30-të brenda 16-shit dhe paksa anash me një goditje të bukur shënon në shtyllën e dytë në pjesën e epërm përkatësisht në këndin e majtë 0:1.
Në minutën e 33-të Jalen Blesa godet tërthorësen e Ballkanit.
Pas një minute (34’) Mërgim Pefqeli godet me godet dhe portieri Koliq e pret por topi deri të Jalen Blesa dhe ka barazuar rezultatin 1:1.
Edhe pjesa e dytë dinamike por nuk pati gola.
Ballkani kryeson me 20 pikë dhe Prishtina renditet në vend të pestë me 12 sosh.
Superliga e Kosovës
Prishtina – Ballkani 1:1
Feronikeli 74 – Fushë Kosova 3:0
Gjilani – Dukagjini 1:1
Malisheva – Drita 1:2
Llapi – Liria 2:0