F.B.
Atletico Madrid e ka deklasuar në xhiron e tretë Rayo Vellecanon duke ia shënuar shtatë gola. Griezmann (2’), Depay (16’), Molina (36’), Morata (73’, 84’), Correa (79’) dhe Llorente (86’)
Atletico Madrid e ka deklasuar Rayo Vallecanon në derbin e vogël të kryeqytetit spanjoll duke e mposhtë me rezultat 0-7.
Kjo fitore e dërgon në vendin e dytë në La Liga Atleticon me dy pikë më pak se Real Madridi që është në vendin e parë.
Rayo Vallecano ndeshjen e radhës do të luajë kundër Real Betisit derisa Atletico do të luan në shtëpi kundër Sevillas.