F.B.
Soufiane El Bakkali ka fituar medaljen e artë në finalen e 3000 metrave me pengesa për meshkuj në garën e fundit të atletikës në “Stade de France”.
Kenneth Rooks nga SHBA e ka marrë medaljen e argjendtë, ndërsa Abraham Kibiwot nga Kenia e ka siguruar medaljen e bronztë.
Mbajtësi i rekordit botëror, Lamecha Girma nga Etiopia, është rrëzuar mbi një nga pengesat dhe nuk ia ka arritur ta përfundojë garën për shkak të lëndimeve të marra. Etiopiani ishte në rrugë të mirë para aksidentit.
El Bakkali e ka përfunduar garën me kohën 8:06.05, duke kaluar i pari vijën e finishit.