F.B.
Arsenali regjistroi sot humbjen e dytë rresht në Premierligë, duke shkuar kështu në tri ndeshje pa fitore në elitë, përfshirë barazimin me Liverpoolin.
Pas humbjes nga ëest Ham United xhiron e kaluar, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta sot pësoi nga Fulhami.
Ndeshja e zhvilluar në “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 20-të.
Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, pranoi se skuadra e tij pati paraqitjen më të dobët të këtij sezoni.
“Sot ishte ndeshja jonë më e keqe e sezonit. Ne ishim të ngathët me topin. Nuk ishte mjaftueshëm e mirë. Nuk e meritonim fitoren”, tha spanjolli pas ndeshjes.
“Kur ke mundësi të ngjitesh në krye të ligës më 31 dhjetor dhe tani përfundoni me një ndjenjë shumë të keqe, ky është futbolli”, deklaroi Arteta.