Arsenali e ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi në Premierligë.
“Topçinjtë” triumfuan 4:1 në shtëpi ndaj Crystal Palace, në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit anglez.
Martinelli kaloi vendasit në epërsi në minutën e 28-të të ndeshjes, para se Saka tëë dyfishonte epërsinë në minutën e 43-të.
Granit Xhaka e shënoi golin e tretë në minutën e 55-të.
Schlupp ngushtoi epërsinë në minutën e 63-të, para se Saka të shënonte për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 69 pikëve, tetë më shumë se City që ka një ndeshje më pak të luajtur.