Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje është arrestuar një person si i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Rahovec.
Sipas PK-së, i dyshuari është dyshuari B. B., i lindur në vitin 1985, të cilit në cilësinë e provave iu gjetën dhe sekuestruan dy telefona mobil dhe një shumë parash të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
“Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatë.