FB
Punëtori teknik i një shkolle në Vrellë të Istogut është arrestuar nën dyshimin se ka shqetësuar seksualisht një nxënëse.
Lajmin e ka konfimruar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë Rajonale të Pejës.
Ai tha se për rastin policia është njoftuar rreth orës 13:00.
“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e shkollës se mesme të ulët në Vrellë të Istogut, policia është njoftuar për një rast, ngacmim seksual, ku dyshohet se momentalisht është shqetësuar seksualisht nje nxenëse e kësaj shkolle nga një punëtor i stafit teknik të asaj shkolle. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar të dyshuarin”, tha Gashi.