Policia ka arrestuar të dielën rreth orës 17:00 në Ferizaj, një person i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babanë e saj.
Policia deklaroi se i dyshuari fillimisht e kishte rrahur gruan dhe pastaj edhe vjehrrin e tij.
“Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar personin N.M (M/K) i moshës 42 vjeç, i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje ka shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij D.M ( F/K) e moshës 29 vjeç”, deklaron policia.
Gruaja më pas ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, rezulton se edhe me herët kishin të raportuara raste të dhunë në familje.
Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe sulmi “.