Arrestohet presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Bëhet me dije se Meta është arrestuar me urdhër të SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit të tij, ndërsa pritet njoftimi zyrtar.
Kujtojmë se Meta po hetohej nga SPAK për dosjen CEZ-DIA. Dosja e CEZ-DIA është rihapur në prill të vitit 2022, pas një kallëzimi në SPAK nga Partia Socialiste, për vjedhje të parave publike. Shitja e 75 % të aksioneve të OSSH tek CEZ-DIA u cilësua abuzive dhe prishja e kësaj kontrate i shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm mbi 414 mln euro.
Për këtë çështje deri më tani është dënuar Kastriot Ismailaj me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.