Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Prishtinë tre të dyshuar, një burrë dhe dy femra për mundësim prostitucioni.
Sipas njoftimit 24 –orësh të Policisë, të dyshuarit janë arrestuar në rrugën “Muharrem Fejza” rreth orës 18:00.
Policia njofton se të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të tyre.
“ Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave”, thuhet në raport.
Organet e rendit si prova materiale kanë sekuestruar tre telefona, 80 euro para, dhe një pistoletë me 4 fishekë.
Tutje thuhet se lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuara tjetër është liruar.
Rasti është duke u hetuar si “ Mundësim, detyrim me prostitucion dhe armëmbajtje pa leje”.