F.B.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar shkurtimisht para gazetarëve për aksionin e ndodhur sot ku kanë mbetur të arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Ridvan Muharremi i “Bukë e Zemër”.
Kurti nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me këto arrestime duke dhënë përgjigje për masat përkrahëse të Qeverisë për efiçiencën e energjisë, ndërkohë ka thënë se për zhvillimet e sotme do të flasin sot gjatë ditës.
“Për çështjet e tjera jashtë efiçiencës deklarohemi gjatë ditës sot”, ka thënë Kurti.
Dy zyrtarët e MTI dhe Ridvan Muharremi janë arrestuar mbi dyshimet dallavere me rezervat e shtetit.