F.B.
Antwerp po luan në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Arbnor Muja ka startuar në këtë ndeshje, ku ka arritur të shënojë që në minutën e tretë.
Sulmuesi anësor mori një top nga e djathta dhe me një driblim të bukur kaloi një kundërshtarë për të gjetur pastaj rrjetën me një goditje me të majtën.