F.B.
Këshilli i Arbitrazhit sportiv e ka hedhur poshtë vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për ta zhvendosur klubin e futbollit Dinamo nga Ferizaj prej Grupit B në Grupin A të Ligës së Parë.
Ferizajasit ishin ankuar në instancat më të larta për këtë vendim të shtëpisë së futbollit të Kosovës, të cilin e konsideronin si të padrejtë dhe të pabazë, duke e pasur parasysh se klubi tjetër i qytetit, KF Ferizaj, do të vazhdonte të garojë në Grupin B.
Ndërkaq, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv sot vendosi në të mirë të Dinamos, pasi padinë e saj e pa si të bazuar
Andaj, KAS kërkon menjëherë nga FFK-ja që ta rikthejë Dinamon në Grupin B të Ligës së Parë.