Në Preshevë dhe Bujanoc janë mbajtur zgjedhjet për Kuvendet e Komunave. Zgjedhjet kanë shkuar mirë dhe sipas rezultateve preliminare në Bujanoc ka fituar Fronti për Ndryshim, kurse në Preshevë Partia për Veprim Demokratik
Arbër Pajaziti nga Fronti për Ndryshim, ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale në Bujanoc. Në një postim në Facebook ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë marr pjesë në zgjedhje.
“Bashkëkombës të dashur, me këtë fitore na obliguat që të krijojmë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc. Atë edhe do ta bëjmë. Shumë shpejt. S’kemi kohë për të humbur, sepse na presin shumë punë. Vota e juaj është një amanet për të bërë një Bujanoc ndryshe. Gjithmonë në shërbimin tuaj!”, ka shkruar ai.
Kundërkandidati i Pajazitit Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, njëherësh këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, e ka pranuar humbjen.
Në Bujanoc, kandidati nga radhët e Alterntivës, Arbër Pajaziti ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Shqipërim Musliu i LPD-së, partë kjo e dal nga ish-UÇPMB.
Ndërsa, Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet lokale në Preshevë. Ajo ka shpallur fitoren dhe ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetje.
“Faleminderit Preshevë që na besuat dhe u bashkuat të gjithë me mendje dhe zemër për Komunën tonë”, ka theksuar ajo.