Drejtori Teknik i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Krasniqi më 18-19 janar do të marrë pjesë në Punëtorinë (Workshop) e NBA Junior League, që do të mbahet në Paris të Francës.
Në këtë Punëtori do të marrin pjesë përfaqësues nga 50 shtete, ndërsa Krasniqi do të përfaqësojë FBK-në dhe Kosovën në këtë ngjarje shumë të rëndësishme.
Ndër temat kryesore është Përmirësimi i Programit të Junior NBA Ligës në federatat përkatëse dhe zhvillimin e kësaj lige në vendet ku mbahet.
Gjithashtu do të ligjërohet për rritjen dhe masivizimin e basketbollit nëpërmjet JR NBA Ligës.
Kosova nga viti i kaluar është pjesë e kësaj lige ku kanë marrë pjesë 30 shkolla fillore, që ishin ndarë në dy Konferenca, ndërsa më pas u zhvillua Final 4, për të përcaktuar kampionin, kurse së shpejti do të fillojë edhe edicioni i ri në Kosovë.