FB
Po dyshohet se edhe në hendbollin kosovar ka kurdisje të rezultateve.
‘’Dyshojmë për ndeshje të kurdisur.Këtë çështje do të ngriti në bord’’, tha në kushte anonime anëtari I bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Komesari i garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Isak Osmani, urgjentisht duhet të analizojë se për cilën ndeshje po dyshohet për kurdisje!
Nëse del e vërtetë, dy apo katër klube automatikisht të përjashtohen nga elita dhe zyrtarët e klubeve të ndiqen penalisht për këtë fenomen të turpshëm.
Dyshohet për dy ndeshje të kurdisura një te meshkujt dhe një të femrat, është fjala për javët e fundit!