Edhe analisti shqiptar, Andi Bushati është përfshirë në dikustimet lidhur me formimin e Asociacionit.
Bushati përmes një postimin në Facebook e kundërshtoi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në kohën kur serbët ngrejnë barrikada me urdhra të Beogradit.
“Por të këmbëngulësh për një 𝗮𝘀𝗼𝗰𝗶𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻 𝘁ë 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘃𝗲 𝘀𝗲𝗿𝗯𝗲, pikërisht në momentin kur këta të fundit, ngrejnë 𝗯𝗮𝗿𝗿𝗶𝗸𝗮𝗱𝗮 nën dirigjimin e Beogradit, do të thotë të përgatisësh një luftë të ardhshme, që do synojë ndarjen e Kosovës”, shkroi ai, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Nuk ka dyshim se serbëve i duhet më shumë autonomi për arsimin, shëndetësinë, apo financat e tyre.
Por të këmbëngulësh për një 𝗮𝘀𝗼𝗰𝗶𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻 𝘁ë 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘃𝗲 𝘀𝗲𝗿𝗯𝗲, pikërisht në momentin kur këta të fundit, ngrejnë 𝗯𝗮𝗿𝗿𝗶𝗸𝗮𝗱𝗮nën dirigjimin e Beogradit, do të thotë të përgatisësh një luftë të ardhshme, që do synojë ndarjen e Kosovës.