F.B
Trajneri, Carlo Ancelotti thuhet se ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin.
Siç ka raportuar “Relevo” Ancelotti ka rinovuar kontratën deri në vitin 2026.
Në mungesë të zyrtarizimit, gjithçka ishte rënë dakord para nisjes për pushimet dimërore. Siç raportoi “Relevo”, ideja e klubit ishte të vuloste vazhdimësinë e trajnerit italian përpara Krishtlindjeve, diçka që ka ndodhur. Trajneri u takua me drejtuesit e “Los Blancos” para javës së lirë të ekipit në këtë kohë dhe marrëveshja ka përfunduar.