Carlo Ancelotti do të jetë trajner i Real Madridit të paktën edhe një sezon.
Strategu italian, i cili është i lidhur me emërimin në krye të Kombëtares së Brazilit, e ka konfirmuar se do të drejtojë skuadrën madrilene edhe në sezonin e ardhshëm.
Ancelotti për mediet spanjolle, ka thënë se e ka përkrahjen nga presidenti Florentino Perez. Sipas tij, Reali është i uritur për trofe.
“Jam takuar dje me Florentino Perez dhe ai po tregon besim tek unë. Ai po më përkrah mua dhe punën time. Klubi më ka garantuar që unë do të qëndrojë, ne do të vazhdojmë këtë projekt së bashku, jemi të uritur për trofe”, ka thënë Ancelotti.
Real Madridi këtë sezon të garave dështojë në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve, duke fituar vetëm trofeun e Kupës së Mbretit.