Vënien e zjarrit disa automjeteve në veri të vendit që kishin targa RKS, e kanë dënuar ambasadorët e ndryshëm në Kosovë.
Shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka deklaruar se dëmtimi i pronës private që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, ka synim frikësimin e popullatës lokale.
“Kjo është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë akterët relevant”, tha Szunyog.
Duke mbështetur deklarimin e zyrtarit evropian, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde,ka thënë se dhuna nuk është asnjëherë opsion.
“Unë kam besim të plotë që autoritetet kosovare do të hetojnë rastet plotësisht dhe do të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, ka thënë Rohde.