Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 8 personave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit të vitit 2021.
Në komunikatë thuhet se shtatë prej tyre akuzohen për “Keqpërdorim i të drejtës së votimit” dhe “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”, ndërsa i teti akuzohet për veprën penale “Kanosje”.
“Shtatë (7) prej tyre akuzohen për veprat penale: Keqpërdorim i të drejtës së votimit e sanksionuar me nenin 213 të KPRK-së dhe Vjedhja e identitetet dhe pajisja e qasjes, e sanksionuar me nenin 336 të KPRK-së, kurse një person akuzohet për veprën penale Kanosje nga neni 181 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Njëri prej të akuzuarve është Sh.Gm deputeti i Kuvendit të Kosovës gjatë legjislaturës së vitit 2019, nga LDK. Ndërsa të tjerët janë T.Sh. zyrtar në Komunën e Pejës, K. B., M. B., D.B, Sh.Sh., S.B. dhe K.Gj.