Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin Special, kundër 19 të pandehurve.
Aktakuza është ngritur në drejtim të veprave penale fajdeja, detyrim, kanosje e mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 19 të pandehurve. Aktakuza është ngritur në drejtim të veprave penale: Fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 77 të KPRK-së, Detyrim nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK, Kanosje nga neni 181 paragrafi 1 të KPK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 paragrafi 2 i KPRK-së”, bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë Speciale.