Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik hekurudhor që ka ndodhur në Greqi.
E para e vendit duke shprehur ngushëllime, shkruan se “zemrat tona janë me popullin grek”.
“Zemrat tona janë me njerëzit e Greqisë në vijim të aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetës”, shkruan ajo.
“Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe dëshirojmë një shërim të shpejtë për të dëmtuarit”, ka shkruar presidentja Osmani.
Ndryshe, një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur të paktën 38 persona, ndërsa të plagusur 85 persona