F.B.
Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit, ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi.
Personat e aksidentuar janë të moshës rreth 20 vjeçare, ndërsa aksidenti ka ndodhur në orën 23 e 22 minuta gjatë një gare në mes dy veturave, njëra prej të cilave në shpejtësi ka goditur qytetarët, që po ndiqnin nga afër këtë garë me makina.