F.B
Mbrëmë rreth orës 22:45 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Kroaci, raporton Index.hr
Sipas njoftimit të policisë kroate, tre persona kanë mbetur të vdekur, teksa dy të tjerë janë dërguar në spital për tretman mjekësor. Gjendja e tyre është në rrezik për jetën.
Rasti sipas mediave kroate ka ndodhur në autostradën A1 në afërsi të daljes së Ravçës në drejtim të Dubrovnikut, transmeton Klan Kosova.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe disa ambulanca.