E Enjte, Shtator 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Ajet Shosholli i drejtohet Baton Haxhiut: Kush je ti me kritiku e me shtrembëruar historinë! 

1 year MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

F.B.

Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, selektori i parë i kombëtares së Kosovës i reagon ashpër Baton Haxhiut në lidhje me një deklaratë që ka dhënë në emisionin “Favorit T7”.

Ky është reagimi i Shoshollit ?

“E pash në ‘T7’ kah fundi i emisionit, një prononcim të Baton Haxhiut, që sot ishte edhe në facebook, se gjoja ai, po e citoj: ‘Unë dhe Bylbyl Sokoli me një grup njerëzish kemi bërë një futboll paralel këtu në Kosovë gjatë viteve 91’ –99’. 

Është një gënjeshtër e kulluar e Baton Haxhiut.

Ai nuk ka lidhje me futbollin kosovar në vitet 1991- 1999 apo me pavarësimin e saj, dihet kush e ka bërë. 

Është kryesia e parë me kryetar z. Agim Bytyçi, nënkryetarët Gafurr Kabashi dhe Hamdi Tovërlani, me sekretarin e përgjithshëm Sejdi Mërkoja, dhe anëtarë të tjerë që nuk po mundem të gjithë mi përmendur, me gjithë respektin, që pjesë e kësaj kryesie kam qenë edhe unë si selektor i parë i kombëtares së Kosovës”, thotë Shosholli.

Më tej Shosholli i bën me dije Haxhiut se ai kurrë nuk ka qenë pjesë e futbollit të Kosovës gjatë pavarësimit. 

ADVERTISEMENT

“Derisa i takon Bylbyl Sokolit, ai ka qenë gjatë pavarësimit trajner i Flamurtarit dhe unë bile e kam marrë si ndihmës në kombëtaren e Kosovës.

Pra, i them edhe një herë Baton Haxhiut, që nuk është mirë me gënjye dhe me shtrembëruar historikun e futbollit kosovar. Sepse ai me këtë periodë nuk ka kurrfarë lidhje, periodën më të rëndësishme të futbollit kosovar”, ka nënvizuar Shosholli.

Shosholli habitet se si Haxhiu merr guximin dhe ta kritikon edhe legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. 

“Gjithashtu thotë se gjoja ka referuar në fushën me baltë, edhe kjo nuk ka lidhje me atë, se Baton Haxhiu nuk ka referuar asnjë minutë gjatë pavarësimit të futbollit kosovar. 

Ai gjithashtu e merr guximin, në një mënyre ta kritikojë edhe legjendën tonë të futbollit z. Fadil Vokrri, se gjoja ai ka lënë një infrastrukturë jashtëzakonisht të keqe në futbollin kosovar.

Edhe këtë po e citoj: ‘Edhe pse thotë ka merita për pranimin  e futbollit në UEFA dhe FIFA’,  i them Baton Haxhiut, kush je ti me kritiku një legjendë të futbollit, siç është Fadil Viokrri.

Dhe në fund, ai mbajti pak ligjëratë të shkurtër se si duhet të formohet kombëtarja e Kosovës, që ai e preferon me tepër reprezentacionin e Kosovës, si duket i ka mbetur nostalgji me thënë reprezentacion e jo kombëtare.

Kjo nostalgji si duket i ka mbetur nga e kaluara.

Ka njerëz të federatës së parë, të vitit 1991, të cilët munden me u prononcuar apo me dëshmuar se a ka qenë Baton Haxhiu pjesë e futbollit të Kosovës gjatë viteve 1991-1999, pra pjesë e pavarësimit të futbollit të Kosovës.

I preferoj Baton Haxhiut që këtë punë le t’ua lë njerëzve të futbollit, derisa ai le të merret me gjëra tjera e me analiza tjera”, ia ka bërë të qartë Shosholli.

TË NGJASHME

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2025-09-11
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2025-09-11
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

2025-09-11
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

2025-09-10
Next Post
Sejdi Mërkoja i reagon Haxhiut!

Sejdi Mërkoja i reagon Haxhiut!

Related Post

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Ngjarjet e datës 31 mars

Ngjarjet e datës 31 mars

2023-03-31
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

2024-01-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

9 ORË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

9 ORË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

9 ORË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

11 ORË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

13 ORË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

8 ORË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

8 ORË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

9 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

1 DITE MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

1 DITE MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL