E Shtunë, Nëntor 8, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Ahmetxhekaj: Gjuha e deputetit Basha sulm mbi punën e RTK-së

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e cilësuar të papranueshme.

Ahmetxhekaj, në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se RTK angazhohet fuqishëm që të përmbushë misionin e vet, të përcaktuar me ligj, e mbi të gjitha duke respektuar standardet profesionale.

Ja postimi i plotë i drejtorit të përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj:

Ne në RTK çdo ditë angazhohemi fuqishëm që të përmbushim misionin tonë të përcaktuar me ligj, e mbi të gjitha duke respektuar standardet profesionale. Ky është përcaktim i yni pasi ne jemi #RTKePublikut.

Ndërtimi i narracionit që kushdo që raporton ndryshe nga bindjet politike të tjetrit është me Serbinë dhe RTS-in, është sulm i drejpërdrejt mbi punën dhe angazhimin tonë të përditshëm.

ADVERTISEMENT

Në këtë kontekst, Kuvendi i Kosovës, si themelues i RTK-së, do të duhej të avanconte pavarësinë e transmetuesit publik, duke miratuar modelet e financimit të qëndrueshëm dhe duke zgjidhur çështjen e pronës dhe do të duhej të dënonte ashpër gjuhën e deputetëve që ndërtojnë narracion kundër RTK-së.

Paradoksalisht, në ditën e lirisë së medias, një deputet nga partia në pushtet, nga studio e RTK-së, bën një kualifikim të tillë, duke na krahasuar me RTS-in. Dhe pse? Sepse redaktorja Blerta Foniqi-Kabashi e pyet deputetin Dimal Basha për një kërkesë të parashtruar publikisht nga partnerët e Kosovës.

Krahasim me RTS-in kishte bërë para pak muajsh edhe deputeti i PDK-së Ardian Kastrati në një studio të një mediumi privat, ndërkaq diskurs i tillë është përdorur edhe në raste më të izoluara.

Është urgjente që kjo qasje të ndëshkohet dhe që të gjjthë ata që synojnë të frikësojnë dhe të imponojnë qasjen dhe pyetjet e gazetarëve të ftohen në përgjegjësi.

RTK do të mbetet e publikut dhe jam i lumtur që brenda këtij institucioni kemi profesionist që japin maksimumin e tyre për të raportuar drejtë dhe për të parashtruar pyetje që publiku pret përgjigjje.

Transmetuesi publik do t’i shërbejë vetëm Publikut.

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës

Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

3 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

3 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

4 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

5 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

5 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL