F.B.
Data 16 dhjetor e vitit 2023, do të shënohet me shkronja të arta!
Për herë të parë në histori të shtetit të Kosovës, organizohet gara më e madhe, Kampionati i hapur Evropian i xhudos në kryeqytetin e Kosovës, mbi 1500 shikues të pranishëm.
Njeriu që e pruri ngjarjen më të madhe padyshim është Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Xhudos Ndërkombëtare, puna e tij dhe rezultatet kulmore me xhudistët e xhudistet e Kosovës, me punë profesionale të kryemjeshtrit Driton Kuka.
Evropa ia besoi Kosovës Kampionatin e hapur Evropian, e kush tjetër e bindi Evropën, Agron Kuka.
Padyshim se është personalitet i vitit.
Për faktin se me organizim, me mikpritje e shikueshmëri dhe në tërësi dha shembullin se Kosova e ka sportin në ADN. Se Kosova ka në ADN kulturën, mikpritjen, organizimin dhe është shtet që di të organizojë dhe të jetë shembull edhe për shumë shtete të fuqishme.
Kosova shtet i xhudos.