FB
Aeroporti ‘’Adem Jashari’’ ka vazhduar në këtë fillim të vititit trendin e rritjes së numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve. Kështu njofton Zyra për informim e Aeroportit, e cila tregon se vitin e kaluar kishte arritur shifrën 3 milion udhëtarë.
Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ka shërbyer rreth 650 710 udhëtarë apo 104 815 udhëtarë më shumë , krahasuar me përiudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përveç numrit në rritje mbi 19 për qind në udhëtarë, aeroporti ka shënuar edhe rritje prej 10 për qind në numrin e fluturimeve: thuhet në njoftim.
Në këtë periudhë kohore, sipas të njëjtit njoftim, kanë ateruar edhe kompani të reja ajrore me destinacion Gjermaninë dhe Slloveninë.