E Enjte, Shtator 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Abdixhiku për VV: Kosova shtet i pavarur udhëhiqet nga mosbesues të saj

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka organizuar sonte pritje me rastin e shënimit të 34-vjetorit të themelimit të partisë.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, tha se në kohën e themelimit kjo parti ishte organizimi më i madh politik i kohës.

Abdixhiku: Një muaj pas rënies së murit të Berlinit, u formua LDK-ja

“Fundi i vitit 1989 për pjesën më të madhe të Evropës ishte periudhë e rilindjes së demokracisë dhe lirisë njerëzore si rrjedhojë natyrale e rënies së sistemit komunist totalitar që për dekada kishte mbajtur të shtypur popujt gjithandej Evropës. Kosova dhe shqiptarët s’bënin përjashtim. Një muaj pas rënies së murit të Berlinit, saktësisht, më 23 dhjetor 1989 intelektualë të shquar të kohës kishin nisur rrënimin e murit të shtypjes shekullore ndaj popullit të Kosovës. Si përgjigje ndaj thirrjes monumentale të historisë, këta kishin krijuar lëvizjen më të madhe e më domethënëse historike të shqiptarëve të Kosovës – kishin krijuar Lidhjen Demokratike të Kosovës me në krye prijësi ynë historik, presidenti historik Ibrahim Rugova”, ka thënë Abdixhiku.

ADVERTISEMENT

Abdixhiku ka folur mbi rolin e partisë gjatë kohës së okupimit dhe pas shpalljes së pavarësisë, duke thënë se shtet-ndërtimi i Kosovës mban “vulën” e LDK-së dhe se kjo parti do të punojë që të dalë si e para në skenën politike, teksa ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet se po mban Kosovën peng të “tekave” të saj.

Abdixhiku: Kosova shtet i pavarur udhëhiqet nga mosbesues të saj

Dekada e katërt është dekadë e testit të Kosovës properëndimore, është dekadë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe rrugëtimit për në BE. Është dekadë e zhvillimit, modernizimit, është dekadë e rrugës së re kundrejt popullizmit. Sot në këtë përvjetor dua të tërheq vëmendjen për sfidat me të cilat Republika jonë, e udhëhequr nga popullsitë që zgjedhin mjet për pushtet, e toksikuar në diskursin publik e polarizues në vend Kosova nuk po arrin as hapa të mëdhenj zhvillues në vend dhe as të ndërtojë ura bashkëpunimi të brendshme, edhe më pak ura të komunikimit me aleatët tanë tradicionalë. Potenciali ynë ekonomik, arsimor, shëndetësor, ligjor, social, ndërkombëtar është peng i tekeve popullsitë që gjejnë fajtorë për mos veprimin e vet. Republika jonë, Kosova shtet i pavarur e sovran udhëhiqet nga mosbesues të saj, prandaj prezenca e LDK-së si faktor kyç në shtet është jetike, prandaj këtë prezencë duhet ta sigurojmë sa më parë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se LDK-ja do të ruajë parimet e saja si një parti moderne, zhvillimore dhe përgjegjëse dhe që merr vendime të matura, dhe të ketë si mision që të jetë parti e parë në Kosovë.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Trepça në formë të lartë, fiton ndaj Yllit në Therandë

Trepça në formë të lartë, fiton ndaj Yllit në Therandë

Related Post

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Ngjarjet e datës 31 mars

Ngjarjet e datës 31 mars

2023-03-31
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

2024-01-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

3 ORË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

3 ORË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

3 ORË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

5 ORË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

6 ORË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

1 hour MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2 ORË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

2 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

1 DITE MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

1 DITE MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL