Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reagur pas skandalit që ka ndodhur në Spitalin e Pejës, ku një foshnje e vdekur e mbështjellë me çarçafë u fut në lavatriçe.
Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook e ka akuzuar qeverinë si të paaftë dhe të papërgjegjëshme, pasi siç thotë ai, sot janë bërë 75 ditë që Kosova nuk ka ministër të Shëndetësisë.
“As kaq pak s’mund të bëjnë! As kaq pak s’mund t’i japin shëndetësisë. Ndërsa, do të duhej të flisnim për spitale të reja, paisje e barna më shumë, paga më të larta, shërbime më të denja e sigurime shëndetësore për qytetarë që shpenzojnë qindra miliona euro jashtë vendit- ne jemi në pritje të një ministri pas 75 ditëve. Dhe as kaq pak s’mund të bëjnë: as edhe një ministër ta caktojnë”, shkroi Abdixhiku në Facebook.