Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se dialogu ka ndryshuar Kurtin e jo ky i fundit dialogun.
Në RTV Dukagjini Abdixhiku thotë se ndjen keqardhje për kthesën që ka marrë karriera e Kurtit.
“T’i lësh familjet e protestuesve dhe të tjerëve plot në vuajtje të përjetshme, të djegësh vendin, të sulmosh institucionet, t’i humbësh ardhmërinë këtij vendi për 10 vjet të plota, dhe në fund. Me një intervistë të vetme të zhbësh gjithë karrierën politike. Nga “jo asociacion” në “ka Asociacion”, unë ndjejë keqardhje për karrierën e tij. Karriera e tij ka pësuar ndryshim radikal”, deklaroi Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së thotë se ky Albin sot po të takohej me Albinin e para 15 vjetëve a do ta puthte vetën apo ta kishte pështyrë po ta takonte sy më sy.